Të dënuar për vrasje dhe drogë, katër shqiptarë dhe një pakistanez arratisën nga burgu grek

Pesë të burgosur janë arratisur mëngjesin e kësaj të hëne nga një burg në Kretë.

Mediat greke bëjnë me dije se të dënuarit për vrasje, grabitje dhe trafik droge janë arratisur nga burgu i Chanias, shkruan abcnews.al.

Sipas mediave ato janë katër shqiptarë dhe një pakistanez , të cilët u transferuan nga Athina të shtunën dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania, por gjatë natës ose mëngjesin e sotëm kanë arritur të arratisen nga qendrat e paraburgimit.

Ndërkohë autoritetet greke janë në ndjekje të tyre.

/KlanKosova/

Read Previous

Mërgata me rekord të remitencave, brenda vitit 2021 u dërguan 1.44 miliard euro në Kosovë

Read Next

Këmbësoria e ushtrisë së Kosovës trajnohet nga amerikanët