Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika dërgohen në Gjykatë

Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika janë dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku pritet të mbahet seanca.

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Tashmë nën masën e paraburgimit është i mituri, R.B., që dyshohet të ketë qenë dorasi.

Muhamed Lika u vra më 1 prill në shkallët e ndërtesës ku banonte./Express

Read Previous

Verstappen për Piastri: Ai është shumë solid dhe konsistent

Read Next

Ndërron jetë profesori Aziz Dujaka