Të hënën bllokohet rruga Kijevë-Dollc

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të hënën në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc do të realizohet minimi i masave shkëmbore.

Për këtë arsye, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

“Ju njoftojmë më 24.02.2025 në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.8  i masave shkëmbore per zgjerimin e rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, thuhet në njoftim. /RTKlive

Read Previous

Costacurta: Eliminimi i Milanit, Atalantës dhe Juves ishte thjesht një aksident kolektiv

Read Next

Gjykata Speciale liron me kusht Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin