Të hënën I.P “Ganimete Tërbeshi” fillon punën

Janë duke i bërë përgatitjet përfundimtare që të fillojnë punën me datën 16 gusht. Tashmë fëmijët do të vazhdojnë të vijojnë procesin e edukimit në insititucionin parashkollor Ganimete Tërbeshi. Drejtoresha Arta Stavileci tregoi se dhomat e gjumit dhe të qëndrimit ditor, kuzhina, oborri, lojërat janë pastruar e përgatitur në mënyrë që fëmijët dhe stafi i këtushëm të kalojnë ditën sa më mirë.

Kur dihet që ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim masiv, atëherë edhe stafi i këtushëm, janë pothuajse që të gjithë të vaksinuar.

Theksojmë se ky institucion numëron rreth 420 fëmijë nga muaji i 9 e deri në moshen 6 vjeçare.

Read Previous

Tre të vdekur nga coronavirusi dhe 1,128 raste pozitive në 24 orët e fundit

Read Next

​Për një ditë jepen mbi 19 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19