Të heqësh dorë nga kafeja! Zbuloni çfarë i ndodh trupit tuaj dhe si ta përballoni këtë vendim

Konsumuesit e kafesë e dinë mjaft mirë se çfarë do të thotë të kesh dy personalitete për pak kohë, personin që ishe para se të pije një gëllënkë kafe dhe personin që u shndërrove pasi konsumove kafe.

Kafeja për disa njerëz është si benzina apo nafta për makinën, që po se konsumuan trupi i tyre e ka shumë të vështirë të fillojë të funksionojë normalisht.

Të heqësh dorë nga kafeja pasi je një konsumues i rregullt i kafesë është mjaft e vështirë. Më poshtë do të ju tregojmë se si reagojnë trupat tanë kur ndalojmë së konsumuari kafe dhe do të ju japim disa këshilla se si t’i zvogëloni këto efekte negative.

Efektet negative kur ndaloni së konsumuari kafe:

  • Pesha e trupit tuaj ka të ngjarë të ndryshojë
  • Përqëndrimi do të jetë më i vështirë
  • Mund të pësoni dridhje të trupit tuaj
  • Do të përjetoni ndjenën e ankthit
  • Dhimbjet e kokës do të jenë më të shpeshta
  • Do të keni energji të ulët

Si mund t’i zvogëlojmë këto efekte negative?

  • Zvogëloni konsumimin e kafeinës me një ritëm të qëndrueshëm
  • Qëndroni të hidratuar dhe pini çaj
  • Ushtrohuni, bëni aktivitet dhe gjithashtu bëni pushim cilësor
  • Ndryshoni dietën tuaj dhe përpiquni të hani ushqime të shëndetshme/Iconstyle

Read Previous

Kryqi i Kuq mbledh gratë kryefamiljare për 8 mars

Read Next

Gashtë të vdekur nga coronavirusi dhe 587 raste pozitive për 24 orë