Të martën fillon vaksinimi kundër Covid-19, bëhen përgatitjet në sallën “1 Tetori”

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vaksinimit kundër Covid-19.

Në këtë sallë është vendosur edhe stafi mjekësor që do ta kryej këtë shërbim që do të nisë të martën.

Pas arritjes së dozave të para të vaksinës kudër Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një takimi me kryetarët e komunave të Kosovës, ka njoftuar se procesi i vaksinimit do të nisë të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori”, ku fillimisht do të vaksinohen personeli shëndetësor si dhe personat  e moshës mbi 80 vjeç më sëmundje kronike me gjendje më të rëndë.

Te dielen në mbrëmje në Kosovë ka arritur kontigjeni i parë i vaksinave anti-Covid. Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë./Ekonomiaonline

Read Previous

Po vlerësohet situata epidemiologjike në vend, Vitia: Çfarëdo ndryshimi i masave në bashkëpunim me komunat

Read Next

Konjufca priti në takim ambasadorin amerikan, Kosnett