Të rinjtë që përdorin cigare elektronike kanë shëndet të njëjtë si duhanpirësit

Të rinjtë që përdorin cigare elektronike, të njohura si “vape”, kanë gjendje të keqe shëndetësore si duhanpirësit. Ekspertët nga Universiteti Metropolitan i Manchesterit thonë se gjetjet e tyre tregojnë se përdorimi afatgjatë i cigareve elektronike është i dëmshëm dhe vë në pikëpyetje konstatimin e mëhershëm se “vape” është më e shëndetshme se pirja e cigareve, transmeton DailyMail.

Studimi përfshiu 60 njerëz rreth moshës 20 vjeç të cilët kishin funksion normal të mushkërive.

Një e treta ishin joduhanpirës, ​​një e treta përdornin cigare elektrike për të paktën dy vjet dhe një e treta ishin duhanpirës së paku qe dy vjet.

Secili prej tyre bëri test stresi në një biçikletë, që është standardi i artë për testet fizike, si dhe tregues se si trupi përshtatet gjatë stërvitjes, duke monitoruar gjendjen e zemrës, mushkërive dhe muskujve.

Ata bën edhe analiza gjaku për të monitoruar se si funksiononin arteriet dhe enët e gjakut. Analizat kanë treguar se duhanpirësit, përfshirë edhe cigaret elektronike, nuk mund të arrijnë maksimumin që munden bashkëmoshatarët e tyre që nuk pinë duhan.

Gjatë ushtrimeve, ata që pinë cigare elektronike dhe duhanpirësit konsumuan mesatarisht më pak oksigjen në krahasim me grupin joduhanpirës.

Analizat e gjakut zbuluan se enët e gjakut tek ata që pinë “vape” dhe cigare nuk funksiononin në nivelin e joduhanpirësve.

Ata që pinë cigare elektronike dhe cigare të zakonshme mbeteshin më shpesh pa frymë, muskujt u lodheshin më shpejtë dhe regjistruan nivel më të lartë të acidit laktik në muskuj edhe para se të arrinin kulmin e ngarkesës gjatë ushtrimeve./koha.net/

Read Previous

​Nagavci: Ka pasur rritje të çmimeve për tekstet e komuniteteve, shtëpitë botuese janë gjobitur

Read Next

Totti paralajmëron De Rossin: Kam besim tek ai, por te Roma rrezikon të përfundojë si Mourinho