Të shtëna me armë në një Universitet të Rusisë, 8 të vdekur (VIDEO)

Një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr pranë një godine të Universitetit të Perm, në Rusi, duke shkaktuar deri tani 8 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Lajmin e raportojnë mediat lokale, duke saktësuar që ‘shumë studentë janë mbyllur në auditorë për tu fshehur, ndërsa disa të tjerë janë larguar nga dritaret’. Pasi ka ecur për shumë kohë me armë në kampus, agresori është ndaluar. /KultPlus.com

Read Previous

​Mbi 13 mijë gra aplikojnë për mbështetje financiare për shtesa të fëmijëve

Read Next

KFOR-i po monitoron me helikopterë situatën në Jarinje