Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit

Një anëtar i forcave të sigurisë së Egjiptit u vra në një incident me të shtëna pranë pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës, shkruan Reuters.

Ushtarët egjiptianë të vendosur në kufirin me qytetin palestinez Rafah raportohet se kishin qëlluar ndaj trupave të ushtrisë izraelite.

Sipas asaj që raportohet shtatë izraelitë u plagosën dhe një ushtar egjiptian u vra, transmeton Klankosova.tv

“Disa orë më parë (e hënë), një incident me të shtëna ndodhi në kufirin e Egjiptit. Incidenti është në shqyrtim dhe po zhvillohen diskutime me egjiptianët”, kanë deklaruar nga ushtria izraelite./Klankosova.tv

Read Previous

Restaurimi e bëri tarifën e hyrjes për Kullën Eifel më të shtrenjtë

Read Next

Casemiro largimi i parë nga Man Utd