Të shtënat në Meksikë kanë lënë të vdekur 16 persona

Një shkëmbim zjarri mes grupeve kriminale ndërluftuese të Meksikës ka lënë të vdekur 16 persona.

Grupet kriminale u përballën në një rajon malor të shtetit Guerrero mëngjesin e së enjtes.

Zona është kthyer në një fushëbeteje vitet e fundit pasi grupet kërkojnë të zgjerojnë territorin e tyre.

Policia lokale u kap gjithashtu në sulm, me dy oficerë të vrarë dhe katër të plagosur, tha ministria e mbrojtjes e Meksikës, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

14 të vdekurit e mbetur supozohej se ishin anëtarë të grupeve kriminale dhe 11 persona u arrestuan.

Garda Kombëtare u përgjigj gjithashtu dhe tre oficerë ushtarakë u plagosën, shtoi ministria e mbrojtjes.

Kjo vjen pasi ShBA-ja e ka shtyrë Meksikën të shtojë përpjekjet e saj për të trajtuar trafikun e drogës, ndërsa Meksika i ka bërë presion Uashingtonit që të bëjë më shumë për të parandaluar fluksin e armëve për grupet kriminale përtej kufirit./Klankosova.tv

Read Previous

Maqedonci: Prodhuesit turq kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta për blerje të armatimit

Read Next

Ambasadori i BE-së takohet me anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropian