“Mehmet Akif” është shkolla që ditën e shtunë do të hap dyert për të mirëpritur të gjithë nxënësit e klasëve të 6-ta, 7-ta, 8-ta,9-ta dhe 10-ta të cilët duan të bëhen pjesë e kësaj godine arsimore. Udhëheqësi i këtushëm, Fatih Bamja, ka treguar detaje rreth këtij provimi që do të mbahet me datë 20 mars.
Ai ka treguar edhe për hapat e mëtutjeshëm. Duke pohuar se nxënësit të cilët tregojnë sukses do të ftohen që të prezantohen edhe fizikisht.
Kujtojmë se provimi do të mbahet të shtunën në orën 10:00. Gjithë nxënësit të cilët vijojnë mësimin në klasën e 5, 6, 7, 8 dhe 9 mund ta marrin pjesë në provimin tradicional të shkollës që në fokus ka të ardhmen e nxënësve.