Teki Shala, kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës, nga rradhët e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar sot emrat edhe të tetë kandidatëve për kryetarë komunash, transmeton Gazeta Sinjali.

LDK përmes një komunikate për media tregon se janë zyrtarizuar kandidatët për Komunën e Ferizajt, Mitrovicës. Gjakovës, Obiliqit, Shtimes, Kaçanikut dhe Novobërdes.

Kandidatët e zyrtarizuar sot nga LDK-ja:

– Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt; 

– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës; 

– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;

– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit; 

– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes; 

– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit; 

– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut; 

– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Vërehet rritje e ndjeshme e rasteve të reja me COVID19 në Shqipëri

Read Next

250 euro gjobë nëse uleni në kafene pa certifikatë vaksinimi në Maqedoni