Tentoi të kalojë me 26 mijë euro të padeklaruara në Morinë, procedohet penalisht 35 vjeçari nga Kosova

Një person me inicialet A.S i moshës 35 vjeçare tentoi të hynte në Shqipëri me 26 mijë euro, mirëpo i njëjti është proceduar penalisht në kufirin e Morinës.

Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se i dyshuari këto para nuk i kishte deklaruar sipas ligjit dhe siç bëhet e ditur ato para janë sekuestruar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues shtetasin kosovar A. S. Shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /Telegrafi/

Read Previous

Klitschko: Ukraina mund të detyrohet të heqë dorë nga territoret për paqen me Rusinë

Read Next

Osmani viziton Nokian në Helsinki