Tërmet i fortë me magnitudë 7.7 në Mianmar

Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Mianmarin, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Qindra njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok dolën me shpejtësi nga ndërtesat në panik, pasi ndjenë dridhjen e tokës, raporton Reuters.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.

Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje e dytë e fortë me magnitudë 6.4 e goditi zonën.

https://twitter.com/i/status/1905507287583916182

Aktualisht nuk ka asnjë informacion për pasojat e tërmetit në vetë Myanmar, një vend në mes të luftës civile.

Por raportohet se disa ndërtesa janë shembur.

https://twitter.com/i/status/1905510878390161849

Në Tajlandën fqinje, në kryeqytetin Bangkok, banorët e shqetësuar po largoheshin masivisht nga ndërtesat e larta./Reporteri.net/

Read Previous

Shqipëria çon forcat RENEA në Sierra Leone

Read Next

Media gjermane: Aeroplani spiun rus hyn në hapësirën ajrore të NATO-s