Se sukseset e Tertinit nuk kanë të ndalur, këtë e dëshmojnë çmimet me të cilat po vlerësohet dita- ditës. E i fundit është ai si “Regjisori më i mirë”.
Filmi me metrazh të shkurtër “Vulë” regjia Valmir Tertini, prodhim i shtëpisë kinematografike “Kinostudio Dardan”, ka fituar cmimin “Regjisori më i mirë” në kategorinë “Filmi i Shkurtër”, në Everest International Film Festival.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe vet regjisori.
Shpresojmë që sukseset të mos i ndalen në rrugëtimin e tij artistik.