Policia e Kosovës (PK) përmes raportit të saj 24 orësh, ka bërë të ditur se të mërkurën janë arrestuar tetë të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, të mërkurën është arrestuar një i dyshuar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Bëhet e ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Tutje thuhet se në rrugën “Bejtush Gërbeshi” në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 3.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Gjilan thuhet se në rrugën “Idriz Seferi” është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.61 gram. Ai me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Policia njofton se në një rast tjetër në Gjilan është arrestuar edhe një person tjetër, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.94 gram, kurse me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Ferizaj në rrugën “Ahmet Kaçiku”, sipas policisë, është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse, në rrugën “Besnik Lajqi” të Pejës, është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në Pejë, po ashtu është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Edhe këta dy të dyshuar të arrestuar në Pejë, policia njofton se me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.