The Weeknd nuk mori asnjë qindarkë për Super Bowl?

Kur lojëtarët boshatisën fushën, ishte radha e The Weeknd të merrte gjithë vëmendjen e njerëzve në Super Bowl. Performanca e tij zgjati rreth 13 minuta dhe gjatë kësaj kohe brenda saj kishte: një kor gjigand, qindra kërcimtarë, violinistë, fishekzjarrë dhe fytyra të fashuara.

E vetmja gjë që mungonin ishin të ftuarit dhe një pagë për këngëtarin, pasi thuhet se The Weeknd nuk është paguar asnjë qindarkë për performancën e tij në një event kaq të rëndësishëm sa Super Bowl.

Përveç kësaj, menaxheri i tij tha se ka kontribuar me $7 milionë vetëm që kjo performancë të ishte në nivelin e duhur! Siç pritej, shfaqja pati reagime nga më të ndryshme dhe në rrjetet sociale. Sipas të dhënave të para, pati rreth 534,225 statuse në Twitter gjatë kohës së shfaqjes ku 11% e tyre shprehën gëzim, ndërsa 7% mbetën të surprizuar.

Read Previous

​14 të vdekur dhe 150 të zhdukur pas përmbytjeve në Indi

Read Next

​ Në pandemi, 73 pacientë të hospitalizuar nga epilepsia