Thellohet bashkëpunimi ndërmjet SHKK-ës dhe Ambasadës Britanike

Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ambasadës Britanike, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e korrektimit dhe risocializimit të të burgosurve.

Për këtë janë dakorduar në një takim Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani dhe Shefja e Sundimit të Ligjit dhe Sektorit të Sigurisë pranë Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, Margaret Belof

Në takim ata diskutuan edhe për sfidat dhe bashkëpunimin në fushën e korrektimit dhe të sigurisë në vend, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas njoftimit gjatë takimit u trajtua edhe nevoja për avancimin e kapaciteteve të SHKK-së dhe roli i ambasadës në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Takimi përfaqësoi një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ambasadës Britanike. /RTKlive

Read Previous

Pacientët në QKUK në lista pritjesh nga viti 2020

Read Next

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Do të kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës