Mjekët e Sri Lankës kanë paralajmëruar se janë pothuajse pa ilaçe që shpëtojnë jetë dhe thonë se kriza ekonomike e vendit kërcënoi një numër më të madh vdekjesh sesa pandemia e koronavirusit.
Javët e ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe mungesat e rënda të ushqimit, karburantit dhe produkteve farmaceutike kanë shkaktuar krizë të thellë në Sri Lanka, e cila po vuan rënien më të keqe ekonomike që nga pavarësia në vitin 1948.
Shoqata Mjekësore e Sri Lankës tha se të gjitha spitalet në vend nuk kishin më akses në mjetet mjekësore të importuara dhe ilaçet jetike./AnabelMedia/