Themelohet grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO

Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO.

“Objektivat kryesore të këtij grupi do të jenë avancimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtar”, tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ky grup ndërinstitucional do të udhëhiqet nga MPJD dhe do ketë anëtarë disa ministri dhe ambasadorë.

Ekzekutivi po ashtu, pezulloi përkohshëm regjimin e vizave hyrëse ndaj shtetasve të Ukrainës që do të hyjnë në Kosovës.

Ndërsa, nisi procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës në Uashington DC/Uashington dhe në Londër/Mbretëria e Bashkuar.

Read Previous

28 vjet nga vdekja e Charles Bukowski

Read Next

“Arkiva” thirrje shkencëtarëve për botime me fokus figurat historike