Tirron Mamusha, atleti nga Gjakova në vrapimin 1500 m u shpall kampion ndërsa në 3000 m zuri vendin e dytë. Mamusha i është bashkuar ekipit shqiptar “Elbasani” për të cilin garoi në Kampionatin Individual Dimëror të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Mamusha tha se ka arritur marrëveshje me trajnerin Arben Hamiti për të vijuar garat në Shqipëri.
Tirroni njihet si sportist i rekordeve dhe i maratonave. Deri në fundvitin e 2020-tës ishte kampion i Kosovës por tash e tutje do të vazhdoj të përfaqësojë Shqipërinë, me ç’rast synon të arrij normat olimpike.