Tirron Mamusha nuk ka të ndalaur, atleti nga Gjakova po vazhdon sukseset ku para disa ditësh ka dalur në vendin e pestë në Maratonen e Currihut të Zvicres në konkurencën deri në 21 kilometra.
Mamusha është duke vazhduar përgatitjet dhe vrapimet për maratonat e rradhes në të cilat pret të merr pjesë dhe është i bindur se do të vazhdoj sukseset.
Maratona e Currihut njihet si njëra ndër maratonat më të mëdha në Evropë dhe në këtë edicion kanë vrapur rreth 15 mijë atlet nga e gjithë Bota. Tirron Mamusha ka suksese të shumta në gjysëm maratonë ku ka qenë dhe rekordmen në Kosovë.