Një person është arrestuar në Komunën e Vitisë me dyshimin e përfshirjes në trafikim me njerëz.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka treguar se i arrestuari dyshohet edhe për kryerjen e veprave të tjera. I dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje. “Pas hetimeve të zhvilluara me 29.03.2021 njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar në dyshimin se i njëjti është i përfshirë në veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera të ndryshme. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kurse po në Vushtrri një ngjarje tjetër ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:31 në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar plagë në këmbë të cilën ia kishte shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa në stacionin policor është vetë dorëzuar i dyshuari i cili kishte dorëzuar një pistoletë e tipit TT me një karikator me shtatë(7) fishekë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Vushtri
Një person është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit të policisë, viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, në një paradhomë të banesës së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion