Tragjedia në Tetovë, Haradinaj: Jemi bashkë me familjet që pësuan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në spitalin modular në Tetovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj është solidarizuar me familjet që pësuan, kryetaren e Tetovës dhe të gjitha autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

“I trishtuar nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës. Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan, ndërsa lutemi për shërimin sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Solidarizohemi me kryetaren e komunës Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve”, ka shkruar Haradinaj. /KP/

Read Previous

PDK njofton se pas rastit tragjik në Pejë, ka pezulluar të gjitha aktivitetet politike për sot

Read Next

Është publikuar lista e ngushtë për pozitat Mjek i Përgjithshëm nga Komuna e Gjakovës