Tragjedia në Turqi, 14 të arrestuar mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë

Creator: IHLAS NEWS AGENCY | Credit: via REUTERS

Gjurmët e tragjedisë në resortin e skive në Turqi janë ende prezente, ndërkohë  autoritetet ligjvënëse janë mobilizuar për të adresuar fajtorët.

Nga zjarri masiv në ndërtesën 12 katëshe mbetën viktima 78 persona, ndërkohë që në pranga kanë rënë 14 persona të dyshuar. Mes të arrestuarve janë pronari i hotelit luksoz Grand Kartal dhe dhëndri i tij, nënkryetari i bashkisë së Bolu, zëvendës shefi i zjarrfikësve, shefi i hotelit, elektricisti i tij dhe një arkitekt.

Hetimi është fokusuar tek drejtuesit e hotelit, ekipet e shpëtimit dhe bashkia. Zjarri ra mbrëmjen e së martës ku autoritetet deri më tani kanë arritur në konkluzionin se nuk kishte sistem alarmi dhe detektorë tymi, as spërkatës uji. Gjithashtu nuk kishte akses për zjarrfikësit në njërën anë të ndërtesës 12-katëshe.

Mbrëmjen e tragjedisë ishin klientë në hotel rreth 238 persona, kryesisht familje me fëmijë ku dëmet llogariten kolosale. / abcnews.al

Read Previous

Meta do të nis testimin e reklamave në Threads për përdoruesit në SHBA dhe Japoni

Read Next

Daniele de Rossi blen klubin e Serie D