Trajnim për të rinjtë se si duhet të jenë miqësor me mjedisin

Këtë mural e pikturuan nxënësit e shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha”, në kuadër të trajtimit “Ekonomia Qarkore” të implementuar nga organizata Let’s do it Peja. E sot në takimin përmbyllës u ndanë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit. Ishin të rinjtë nga Gjakova, Tropoja dhe Shtipi të cilët mësuan shumë në lidhje me zonat e mbrojtura në Ballkan.

Përveç që rriten aftësitë e tyre, nëpërmjet inkurajimit për një ekonomi qarkulluese të rinjtë shfrytëzuan mundësitë në lidhje me ripërdorimin, reduktimin dhe riciklimin.

Nxënësit patën një mesazh dedikuar mjedisit.

Në vazhdimësi trajnime të tilla të organizatës Let’s Do it Peja kanë në folus të mësojnë të rinjtë se si të jetojnë në harmoni me natyrën dhe të zvogëlojnë ndikimin negativ të njeriut në mjedis.

Read Previous

Gjakovë, 35 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Sot provoni të thoni ‘jo’ për një ditë më të bukur