Bletaria është veprimtari që fokus ka rritjen dhe kultivimin e kolonive të bletëve të mjaltit. Të shumtë janë bletarët në komunën e Gjakovë që për më shumë se 30 vite merren me këtë sektor. Kujdesi për zhvillimin e tyre është punë fitimprurëse për bletarin Hasan Sahiti i cili tha se viteve të fundit ka ndryshur klima dhe mjedisi i ndotur që po i dëmton ato.
Më tepër Sahiti tregoi edhe llojet kryesore të mjaltit gjithashtu foli dhe për mbrojtjen që duhet te kenë njerëzit që kanë alergji nga pickimi i bletëve.
Se sa paraqet rrezik për shëndetin e njeriut pickimi i bletëve ne më tëper mbi këtë temë kemi kontaktuar edhe me alergo – imunologen, Leonora Lleshi e cila foli përmes thirrjes telefonike ka treguar mbi reaksionet alergjike që shkaktohen nga alergjia e bletës.
“Një person alergjik ndaj helmit të bletës duhet të mbajë gjithmonë ilaçet me vete në rast emergjence”, shtoi tutje Lleshi duke apeluar te të gjithë ata që kanë këtë problem shëndetësor të shmangin ekspozimin e tyre afër bletëve që të mos vuajnë nga alergjitë.