Tre fëmijë, tre baballarë të ndryshëm

Kate Hudson foli në lidhje me përvojën e saj si nënë, veçanërisht në lidhje me faktin se tre fëmijët e saj kanë secili një baba të ndryshëm. Ylli i filmave tashmë 41 vjeç u rrëfye si asnjëherë më parë.

Djali i saj i madh Ryder, 17 vjeç, me ish- burrin Chris Robinson, djalin e vogël Bingham, nëntë vjeç, me ish të fejuarin të saj Matt Bellamy dhe vajzën Rani Rose, dy vjeç, me partnerin e saj Danny Fujikawa.

Kate e lidh jetën e saj të tanishme me atë të dikurshmen. Sipas fjalëve të saj, një pjesë e ndkimit në jetën që ka sot, vjen nga marrëdhënia e saj e munguar me babain.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të flasin. Ndonjëherë kemi nevojë për pak bisedë dhe humor për të na zhvendosur në vende ku mund të shërojmë disa nga plagët që na kanë shkaktuar nga familjet tona”, tha Kate.
“Unë kam një nënë të bukur. Unë kam një njerk që ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën tonë, por kjo nuk e zbeh faktin që ne nuk e njihnim babanë tonë.”- shtoi Kate.


“Unë kam shumë baballarë dhe fëmijë nga shumë baballarë”./TiranaPost.

Read Previous

Koronasomnia: 9 këshilla për pagjumësinë që lidhen me Covid-19

Read Next

​KMDLNj: Duhet të ndalen të gjitha sulmet ndaj KQZ-së dhe Dakës