Tre të arrestuar për dhunën në ndeshjen Liria – Vëllaznimi

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona nën dyshimin se janë përfshirë në incidentin që ka ndodhur pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi, e luajtur të dielën në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Të arrestuarit janë dërguar në ndalim prej 48 orëve. 

Ndeshjen derbi të javës së 16-të të Grupit A të Ligës së Parë e fitoi Liria me rezultat 1:0. 

“Tre të dyshuar janë identifikuar dhe janë arrestuar me vendim të prokurorit kujdestar. Pas intervistimit, janë ndalur për 48 orë në ndalim policor”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. 

Nga incizimet që janë shpërndarë në rrjetet sociale është parë se disa tifozë të ekipit prizrenas kanë hyrë në fushë dhe kanë hedhur gjësende në drejtim të përkrahësve të Vëllaznimit. Në të njëjtën formë reaguan edhe disa tifozë gjakovarë. Pati edhe hedhje të shkopinjve nga tribunat.

Me reagim të dielën mbrëma doli klubi nga Gjakova e po ashtu edhe nikoqirja, Liria. /Koha.net

Read Previous

Në Gjakovë diskutohet për platformën kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet

Read Next

Zv. ministrja Gexha-Bunjaku: Kërkojmë cilësi të specialistëve në tregun e punës