Një veturë është aksidentuar me trenin e udhëtarëve të shtunën në Pejë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 10:00, Policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë për mediat zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ata janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës për tretman mjekësor.
Tre personat që janë lënduar u dërguan në Spitalin e Pejës.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë vitit 2023 kanë ndodhur mbi 22 mijë aksidente rrugore. /Albanianpost.com