Tre të vrarë nga sulmet ruse në Sumy të Ukrainës

Tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga një sulm rus me dronë në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, kanë thënë zyrtarët të martën.

Sulmi, pjesë e një sulmi masiv gjatë natës në Ukrainë, ka shënjestruar një lagje rezidenciale dhe infrastrukturë kritike, ka thënë guvernatori rajonal, Ihor Kalchenko në platformën Telegram.

Në një deklaratë, ushtria ukrainase ka thënë se mbrojtja ajrore ka shkatërruar 42 nga 60 dronët e nisur nga Rusia, mbi pjesë të ndryshme të Ukrainës, raporton Reuters. 10 të tjerëve “kanë humbur”, sipas ushtrisë.

Një grua është lënduar herët të martën, kur një sulm rus me dronë ka goditur një stacion të autobusit në qytetin jugor, Kherson, kanë thënë zyrtarët rajonalë.

Rusia e ka mohuar shënjestrimin e civilëve në pushtimin rus në shkallë të plotë, të nisur në shkurt të vitit 2022, por rregullisht lëshon raketa dhe dronë në qendrat e populluara prapa vijës së frontit./Koha.net

Read Previous

Murati udhëton për SHBA

Read Next

Operacioni “007”, Policia e Kosovës sekuestron kokainë me vlerë 450 mijë euro