Tre të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë

Tre raste të zhdukjes kanë ndodhur gjatë 24 orëve në vend. Raportohet për një rast në Gjilan, Prizren dhe një në Vushtrri.

Policia thekson se në të tria rastet ende nuk dihet vendndodhja e të zhdukurve, ndërsa hetimet po vazhdojnë për gjetjen e tyre.

“Fsh. Piranë, Prizren  28.06.2024 – 20:00.  Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

“Vushtrri 28.06.2024 – 08:00.  Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur, nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti duke u hetuar.”

“Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Më 28.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia babai i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti duke u hetuar.”  /RTK/

Read Previous

Ekonomistët: Ndërtimi i hekurudhës me Shqipërinë, sjell zhvillim ekonomik

Read Next

KFOR-i trajnon shoferët evropianë në Bondsteel për asgjësimin e mjeteve shpërthyese