Si çdo të hënë tjetër, e edhe sot, tregu i madh i qytetit të Gjakovës ishte i mbushur me pemë dhe perime të freskëta e të cilat kryesisht ishin vendore, por pati edhe prej atyre të importuara nga vendet e rajonit. Ata që erdhën këtu për t’u furnizuar me ushqim u shprehen të kënaqur me produktet që ofron ky treg për ta. Të pyetur se sa janë qmimet e volitmshme ata thonë se për ata që kanë mundësi më të mira të jetës qmimet janë të volitshme, por për të papunët këto çmime ndikojnë në xhepin e tyre.
Ndërkaq qytetarët u shprehen se nëse rriten edhe çmimet në tregjet e vendit do jetë një gjë e kuptueshme nga ana e tyre pasi që me rritjen e derivateve kjo është një procedurë zinxhirore
Çmimet e konsumit kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit në Kosovë. Në tregjet e komunës së Gjakovës çmimet janë ende njëjtë që nga kronika e fundit që kemi realizuar 1 muaj më parë. Tregtarët thonë se duke marr parasysh gjendjen ekonomike dhe pagat e ulëta të qytetarëve nuk kanë ndërmend të rrisin cmimet më tepër.
Në treg përveq pemëve dhe perimeve ofrohen edhe produketet e qumështit. Por që tregtarët që bëjnë shitjen e tyre nuk pranuan të prononcohen, por prapa kamerës ata thanë se çmimet e produkteve të bylmetit kanë shënuar rritje diku deri në 0.30 cent më shumë nga qmimet që i kishin paraprakisht.