Trump: Nëse aleatët e NATO-s duan mbështetjen e SHBA-së, të rrisin shpenzimet ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do t’iu shkojë në ndihmë aleatëve të NATO-s, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e vet.

“Është gjë e logjikshme, apo jo?” tha Trump, duke shtuar: “Nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj.

Trump nënvizoi se ai e kishte ndarë qëndrimin e njëjtë me aleatët e NATO-s edhe gjatë mandatit të tij të parë si president, 2017-2021, çka i kishte nxitur shumicën e vendeve të rrisnin shpenzimet ushtarake.

Por, megjithatë Trump tha se këto shpenzime janë të pamjaftueshme. “Ata duhet të paguajnë më shumë”, shtoi ai./abcnews.al

Read Previous

Kafiteritë në Kanada ia ndërrojnë emrin kafesë amerikane

Read Next

Kosova – e dyta në top pesë aeroportet evropiane me rritje më të shpejtë