Sipas burimeve të Vatikanit, Donald Trump është takuar me Volodymyr Zelenskyy përpara funeralit të Papës.
Presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës kanë rënë dakord gjithashtu të zhvillojnë bisedime të mëtejshme pas shërbesës, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Ata janë midis udhëheqësve botërorë, përfshirë Sir Keir Starmer dhe Emmanuel Macron, të cilët po marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut.
Takimi i tyre dypalësh vjen pasi negociatori i paqes i zotit Trump, Steve Witkoff, zhvilloi bisedime me Vladimir Putin në Kremlin.
Ai vjen pasi Donald Trump ka thënë se Rusia dhe Ukraina janë “shumë afër një marrëveshjeje” me “shumicën e pikave kryesore të dakorduara” – ndërsa bëri thirrje që të dyja palët të takohen.
Menjëherë pas mbërritjes në Romë për funeralin e Papa Françeskut, presidenti amerikan theksoi se zyrtarët e nivelit të lartë tani duhet të takohen për të “përfunduar [marrëveshjen]”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Shumica e pikave kryesore janë dakordësuar. Ndalojeni gjakderdhjen, TANI. Ne do të jemi kudo që të jetë e nevojshme për të ndihmuar në ‘lehtësimin’ e FUNDIT të kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë!”, kishte theksuar Trump.
Gjatë gjithë javës, presidenti amerikan ka kritikuar si Ukrainën ashtu edhe Rusinë për dështimin e arritjes së një marrëveshjeje paqeje.
Presidenti dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë kërcënuar gjithashtu të tërhiqen nga negociatat nëse nuk arrihet përparim drejt një marrëveshjeje. /Telegrafi/