Trumpi josh elitën e industrisë së kriptove

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka joshur elitën e industrisë së kriptomonedhave në Shtëpinë e Bardhë të premten, duke pritur samitin e parë që fokusohet në planet e tij për një rezervë të aseteve digjitale në pronësi të qeverisë, raportoi të dielën Reuters.

Trumpi ka mirëpritur disa prej akterëve të kësaj industrie, duke përfshir Zach Witkoff, një nga themeluesit e biznesit të kriptove. 

Përveç zyrtarëve të lartë të administratës dhe ligjvënësve, të ftuar qenë edhe drejtori ekzekutiv i MicroStrategy, Michal Saylor, bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i Coinbase, Brian Armstrong, investitorët Cameron dhe Tyler Winklevoss, si dhe sipërmarrësi David Bailey.

Fokusi kryesor i ngjarjes ishte qëllimi i Trumpit për të ndërtuar një rezervë strategjike që përmban bitcoin, të cilën ai e zyrtarizoi në një urdhër ekzekutiv të enjten.

“Ne nuk duam asnjë kosto për taksapaguesit”, ka thënë Trumpi në samit.

Zyrtarët e ftuar në samit vlerësuan Trumpin dhe drejtuesit për hapjen e rrugës për rritjen e industrisë. 

“Që nga kjo ditë, Amerika do të ndjekë rregullin që çdo bitcoin e di shumë mirë, kurrë mos e shisni bitcoinin tuaj. Nuk e di nëse është e drejtë apo jo. Kush dreqin e di, apo jo? Por deri më tani, ka qenë e drejtë dhe mirë, le ta mbajmë kështu”, ka thënë Trumpi./Koha.net

Read Previous

Cikloni shkakton përmbytje në Australi

Read Next

Ushtarët letonezë patrullojnë në veri