Trumpi zotohet t’i japë fund shtetësisë automatike për këdo që lind në SHBA

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se do të shqyrtojë faljet për ata që janë përfshirë në trazirat e Kongresit të SHBA-së në vitin 2021, në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë muajin e ardhshëm.

“Këta njerëz po jetojnë në ferr”, ka thënë Trump për NBC, në intervistën e tij të parë në rrjetin transmetues që nga fitorja e zgjedhjeve të nëntorit.

Republikani është zotuar gjithashtu t’i jepë fund shtetësisë automatike për këdo që lind në vend, por ofroi të punonte me demokratët për të ndihmuar disa emigrantë pa dokumente që u sollën në SHBA kur ishin fëmijë.

Trumpi ka premtuar të lëshojë “shumë” urdhra ekzekutivë, përfshirë emigracionin, energjinë dhe ekonominë, pasi të inaugurohet më 20 janar.

Ndonëse ai la të kuptohej se nuk do të kërkonte një hetim të departamentit të drejtësisë për presidentin në largim, Joe Biden, Trumpi ka thënë se disa nga kundërshtarët e tij politikë, duke përfshirë ligjvënësit që hetuan trazirat e Kapitolit, duhet të burgosen.

Trumpi është pyetur nëse do të kërkonte të falte qindra njerëz të dënuar për përfshirje në atë trazirë, kur mbështetësit e tij sulmuan Kongresin tre muaj pas humbjes së tij në zgjedhjet e 2020.

“Ne do të shqyrtojmë rastet e pavarura. Po, por unë do të veproj shumë shpejt. Meqë ra fjala, ata kanë qenë atje për vite dhe janë në një vend të ndyrë, të neveritshëm që as nuk duhet të lejohet të hapet”, ka thënë Trump./Koha.net

Read Previous

Usharakët e FSK-së kryejnë kursin e liderit luftarak dhe të fitnesit fizik

Read Next

Osmani: Përfshirja e grave në ushtri shumë e ulët, vetëm 10 për qind