Lidhja Demokratike e Kosovës sonte kërkoi besimin e gjakovarëve. Në këtë ngjarje pati dhe festë, kësaj radhe jo për fitoren e shumëpritur por për ditëlindjen e Marigona Gecit, e cila u surprizua nga aktivistët e LDK- së. Në fjalët hyrëse të këtij tubimi kandidatja për deputete, Brikenda Kryeziu tha se ndodhemi para shumë sfidave.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pohoi se me 14 Shkurt do të përfundojmë me fitore.
Kandidati për president në këtë listë, Behxhet Pacolli bëri thirrje që të mos besoni në shamitë e kuqe.
Ministra në detyrë, kandidatë për deputet nga e gjithë Kosova morën pjesë në këtë tubim madhështor në Gjakovë.