Një tubim në mbështetje të kauzës së Palestinës së lirë dhe paqes në Lindjen e Mesme pritet të zhvillohet në Tiranë, në sheshin Skënderbej.
Tubimi është lajmëruar gjerësisht në media sociale, ku pritet të mbahet rreth orës 16:30.
Në gjithë botën, zhvillime të tilla në mbështetje të palestinezëve janë mbajtur, që prej fillimit të luftës së përshkallëzuar së fundmi, e cila nisi me sulmin e Hamasit më 7 tetor, ku të vrarë mbetën mbi 1 mijë e 400 izraelitë.
Kjo nxiti edhe zemëratën izraelite, ku prej raketimeve në Gaza kanë mbetur të vrarë mbi 3 mijë e 700 palestinezë.
Luftimet ende vijojnë dhe Izraeli ka planifikuar po ashtu një inkursion tokësor në Gaza, me qëllim zhbërjen e Hamasit. /Albanianpost.com