Tubimi zgjedhor i PDK-së ne Gjakovë

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi se data 15 shkurt do ta gjejë atë si kryeministër, dhe si i tillë do të kontribojë shumë për Gjakovën dhe mbarë vendin. 

Kryetari i nëndegës, njëherësh kandidat për deputet Hajdar Beqa theksoi se lista e kandidatëve nga radhët e  partisë demokratike është më e mira, dhe se këta kandidatë do të përfaqësojnë më së miri qytetarët e Gjakovës në parlament, pasi që gjakovarët janë të njohur për dituri e patriotizëm, e platforma e partisë demokratike i përshtatet më së miri këtyre atributeve.

Kandidati për kryeministër nga PDK theksoi se po të ishte Gjakova e qeverisur nga kjo parti, atëherë gjendja e vendit do të ishte shumë më e mirë se që është tani.

Read Previous

Zyrtare, ​Kwadwo Asamoah bëhet me skuadër të re

Read Next

Brikenda Kryeziu, kandidate për deputete nga LDK