Turizmi malor, shtohet interesi dhe kujdesi për malet dhe luginën e Valbonës

Peizazhet e mrekullueshme të Luginës së Valbonës si dhe mundësitë që ofrohen, e bëjnë këtë pikë turistike shumë të lakmueshme. Gjatë sezonit të kaluar turistik, Lugina e Valbonës u vizitua nga më shumë se 60 mijë turistë, por këtë vit numri pritet të jetë akoma më i madh. Këtë e konfirmojnë operatorët turistikë që i presin të huajt, ofrojnë shërbimet dhe guidat.

“Është njësoj si në Zvicër. Ndryshimi mes dy vendeve: Në Zvicër sa mbaron asfalti nis bari, ndërsa këtu është gurë, ky është ndryshimi. Ka shumë rritje, sidomos këtë muaj, ka shumë grupe, sidomos për Valbonën dhe thëthin”, shprehen guidat që veprojnë në këtë zonë.

“Më pëlqejnë malet, më pëlqen natyra, pa diskutim ushqimi shqiptar, sidomos ai lokali, ai i banesave të vjetra, sidomos këtyre banorëve këtu. Është hera ime e parë dhe më pëlqen shumë, por kur të kthehem për herë të dytë shpresoj shumë ta gjej kështu sërish, të ruhet natyra e virgjër dhe banesat e vjetra që të shëtisin në historinë e zonës”, thotë një turist.

Paralelisht me zhvillimin e turizmit, vizitorët vendas dhe të huaj apelojnë që qeveria të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të bëjë më shumë në mbrojtje të ambientit.

Interesi i turistëve të huaj për të vizituar zonat malore të qarkut Kukës ka pësuar një rritje me thuajse 20% krahasuar me verën e vitit të kaluar./a2news/

Read Previous

Moti për sot

Read Next

Osmani takon këtë javë liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare