Turqia kundër planit të Trumpit për Gazën

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fida, ka deklaruar të mërkurën se Turqia kundërshton propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Rripit të Gazës dhe të zhvendosin palestinezët në vende të tjera.

“Kjo është një çështje e papranueshme”, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, për agjencinë zyrtare të lajmeve Anadolu. 

Ai ka shtuar se zhvendosja e palestinezëve nga Gaza është diçka që “as ne dhe as rajoni nuk mund ta pranojmë”.

“Është e gabuar edhe ta sjellësh këtë për diskutim”, ka deklaruar ai./Koha.net

Read Previous

Vidhen mbi 100.000 vezë në SHBA

Read Next

Edi Rama: Vazhdojmë me dy bonuse në vit për pensionistët