Aktivi i matematikës në bashkëpunim me drejtorinë komunale të arsimit në Gjakovë si dhe me shoqatën e matematikantëve të Kosovës kanë organizuar olimpiadën e matematikës në garat komunale.
Pleurat Rudi anëtar i këtij aktivi tha se procesi ka shkuar në rregull dhe nxënësit kanë ardhur mjaft të motivuar për ti hyrë kësaj gare.
Nxënësit u shprehen të entuziazmuar dhe treguan se falë stafit arsimor kanë arritur të bëjnë përgaditje të shumta për këtë garë .
Ndërkaq antarët e tjerë të aktivit thanë se shpresojnë shumë që nxënësit pas përfundimit të garave republikane të përfaqsojnë vendin tonë denjësisht në garat evropiane, duke u kthyer me fitore.