U paraqit me leje qëndrimi të falsifikuar, arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Është arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë – Dyseldorf duke prezantuar leje qëndrim të Belgjikës e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve se personi i arrestuar është shtetas i Turqisë.

Siç mëson gazeta, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Read Previous

Vodhi rreth 50 shtylla metalike, arrestohet një person në Gjakovë

Read Next

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë