U paraqit si punonjës i Inspektoratit Policor, ndalohet i dyshuari

(FOTO: Eurolinda Zenelaj)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Kaçanik, pasi që i njëjti kishte prezantuar dokumente të rrejshme, kinse është punonjës i Inspektoratit Policor.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte.

“Njësia policore ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili paraprakisht ishte prezantuar si punonjësi i Inspektoratit Policor, mirëpo nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk është pjesëtar i IPK-së”, ka njoftuar policia.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read Previous

Debat i ashpër mes Abazit dhe Haxhiut, kritikat e opozitës dhe deklarata e Konjufcës – gjithçka nga seanca e Kuvendit

Read Next

FSK fton qytetarët që të hënën t’i vizitojnë kazermat, do të ekspozohen pajisje e armatim