U raportua për shpërthime në veri, Elshani: Jemi në qytet, vendi është i sigurt

Në veri të vendit është raportuar për disa shpërthime të fuqishme.

Por një gjë e tillë është mohuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ka pas informacione që në Mitrovicë të Veriut kanë qenë dy detonime por policia konfirmon se ne jemi në qytet dhe nuk ka dëme apo lëndime në njerëz”, tha Elshani.

Më tej, ai tha se këto detonime mund të kenë ndodhur nga mjetet piroteknike.

“Por mund të sigurojmë që veriu i vendit është i sigurt”, tha ai.

/klankosova/

Read Previous

Dy shpërthime të njëpasnjëshme në Veri

Read Next

Muhamet Hyseni thotë se ky është vetëm fillimi, premton gola edhe në vazhdim