UEFA: Real Madrid nuk përjashtohet nga Champions League

Real Madridi nuk do të përjashtohet nga Champions League.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA u takua sot (e premte) dhe nuk mori asnjë vendim në lidhje me 12 klubet që u shkëputën për të krijuar Superligën Evropiane të dielën e kaluar.

Por po për Real Madridin, pasi Aleksander Ceferin, paralajmëroi se mund ta përjashtojë nga Champions League.

Kjo nuk do të ndodhë dhe Reali do të vazhdojë të luajë edhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve, pasi të martën do të përballet në gjysmëfinale me Chelsean./Ekonomiaonline

Read Previous

​Presidentja Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federici

Read Next

Çfarë ka brenda çantës 60 mijë dollarëshe që i bëhet dhuratë të nominuarve në Oscars?