Goditja nga distanca e Thiago Alcantaras kundër Portos në “Anfield” është votuar si goli i turneut në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori fiton çmimin e sezonit 2021/22, për goditjen e tij mahnitëse në takimin e nëntorit në fazën e grupeve, pas një sondazhi të tifozëve.
Goli i Thiagos ishte një nga 10 të përzgjedhurit për çmimin në fjalë, pasi u përzgjodh nga paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s.
Po ashtu, në garë për ta fituar këtë çmim ishin Lionel Messi, Alex Telles, Karim Benzema, Vinicius Junior, Kylian Mbappe, Robert Lewandowski, Marco Asensio, Rodrygo dhe Sebastien Thill.
Golin e Thiagos e gjeni më poshtë.