Në stadiumin “T-Mobile Arena” të Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-313 në artet marciale mikse, eventi i tretë i madh i këtij viti. Në total, në kafaz do të zhvillohen 12 duele.
Një event i rëndësishëm për MMA-në, ku spikat dueli për titullin kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg) mes kampionit në fuqi Alex Pereira dhe sfidantit Magomed Ankalaev.
Braziliani Pereira (12 fitore e 2 humbje në kafaz) e mbrojti tri herë titullin e këtij Divizioni herën e kaluar dhe shihet si favorit edhe në këtë përballje. Ai nuk humbet në kafaz prej dy vitesh.
Rivali rus Ankalaev (19 fitore, 1 humbje, 1 barazim e 1 duel pa rezultat) nuk humbet prej 7 vitesh dhe synon për herë të dytë titullin e këtij Divizioni. Në vitin 2022, dueli ndaj ishkampionit të asaj kohe (Jan Blachowicz) doli barazim.
Mes kampionëve që do të ngjiten në kafaz në këtë duel është edhe amerikani Justin Gaethje, një ikonë e këtij sporti, që dikur mbante edhe titullin “BMF”. Ai do të përballet me kazakun Rafael Fiziev. /Telesport.al/
UFC-313, duelet kryesore
Alex Pereira – Magomed Ankalaev
Justin Gaethje – Rafael Fiziev
Jalin Turner – Ignacio Bahamondes
Amanda Lemos – Iasmin Lucindo
King Green – Mauricio Ruffy