Në kuadër të ditës së përkujtimit të Holokaustit, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka përkujtuar miliona hebrenj të vrarë gjatë luftës së Dytë Botërorë.
Rektori Artan Nimani theksoi rëndësinë e kësaj date duhe pohuar se gjenocidi ndaj hebrenjëve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore.
Në këtë organizim më një fjalë rasti u paraqit edhe drejtori i institutit për trashëgimi kulturore e shpirtërore Prof.Skender Asani
Me këtë rast u ndan certifikata për trajnimin, edukimin e studenteve për gjenocidin e holokaustit.Studentët e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” ishin ata që me këngë tradicionale hebreje përcollën këtë organizim.